Sipas njoftimit të fundit të publikuar nga Ministria e Shëndetësië (MSH) është bërë e ditur se nga 2,202 testime të kryera kanë rezultuar pozitiv me Covid shtatë qytetarë.
Në 24 orët e fundit, fatmirësisht nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes shkruan Gazeta Shneta.
“Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.”, thuhet në njoftim.
Përgjatë kësaj periudhe, dy qytetarë janë shëruar, kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105,536.
Rastet e konfirmuara janë nga komuna e Prishtinës (5), Pejës (1) dhe Gjilanit (1).
Aktualisht, në vendin tonë janë 103 raste aktive./GazetaShneta/




