Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 3,561 testime të kryera janë konfirmuar 42 raste pozitive me Covid-19.
Nga 30 mostra të marra janë identifikuar edhe tetë raste me variantin Omicron shkruan Gazeta Shneta.
Në 24 orët e fundit, fatmirësisht nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes nga Covid.
Në anën tjetër, tetë qytetarë janë shëruar, kurse numri i rasteve aktive ka arritur në 453.
Mes tjerash, MSh-ja ka bërë të ditur se përgjatë kësaj periudhe janë administruar 2,018 doza të vaksinës anti covid./Gazeta Shneta/