A e dini se leximi i librave të ndryshëm për fëmijët tuaj ndihmon në zhvillimin e trurit të tyre?
Padyshim se, benefitet nga leximi është i lartë duke përfshirë këtu që nga fëmijëria e hershme shkruan Belly Belly, transmeton Gazeta Shneta.

Leximi i librit për fëmijën tuaj është një nga mënyrat e mrekullueshme që ju mundëson lidhjen mes fëmijës suaj.
Poashtu, prioriteti i leximit të librit ju jep të dyve një kohë të qetë gjatë ditës.
Së bashku, ju mund të shijoni libra të ndryshëm para gjumit apo edhe gjatë ditës.
E rëndësishme është që të gjeni një vend të qetë, larg nga shpërqëndrimet e tjerëve.
Mbajeni një libër me figura afër fëmijës suaj, në mënyrë që të identifikoni apo edhe verbalizoni fjalë të ndryshme.
Mos i kushtoni rëndësi intonacionit të zërit, pasi ju nuk do të vlerësoheni për performancën tuaj. E rëndësishme në këtë pjesë është që fëmija juaj të dëgjojë tingujt e zërit tuaj dhe fjalët e reja.
Këto ndërveprime mes fëmijës suaj do të inkurajojnë më tej zhvillimin e komunikimit në fëmijërinë e hershme./Gazeta Shneta/


