Anglia është vendi i cili e ka bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave në vendet publike për të ngadalësuar përhapjen e COVID-19.
Por, me apo pa detyrim maskat shumë prej nesh po i mbajmë maskat për t’u kujdesur për shëndetin tonë shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Por, si ndikon mbajtja e maskës në komunikimin me të tjerët?!
CNN foli me ekspertin e komunikimit Ursula Hess, psikolog dhe profesor në Universitetin Humboldt të Berlinit.
“Është e gabuar të supozosh se maskat do ta bëjnë më të vështirë për ne bashkëbisedimin”, tha Hess.
“Ne i shprehim ndjenjat tona në shumë mënyra të ndryshme që nuk mbështeten në pjesën e poshtme të fytyrës sonë. Për më tepër, buzëqeshjet nuk duhen parë – ato mund të dëgjohen. Kjo për shkak se kur goja ndryshon formë, ajo ndryshon zërin.”, shtoi Hess.
Hess tha që shumica e njerëzve janë të mirë në zbulimin e një varg emocionesh të ndryshme në sy dhe në fytyrën e sipërme, edhe nëse nuk e kuptojnë atë./GazetaShneta/