Ministria e Shëndetësisë ka publikuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e virusit COVID-19”.
Në një konferencë për media ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se se ky manual ka për qëllim mbrojtjen e qytetarëve nga përhapja e virusit COVID-19.
“Manuali i përgatitur është një dokument dinamik i cili do të përditësohet varësisht nga situata epidemiologjike dhe vlerësimi i gjendjes në terren”, tha Zemaj, transmeton Reporteri.
Sipas tij manuali përmban udhëzues nga fusha të ndryshme të cilat janë analizuar nga profesionistët shëndetësor të IShKPK.
“Ky manual është përgatitur në bazë të njohurive ekzistuese për Coronavirusin dhe duke shfrytëzuar udhëzimet e OBSh-së, dhe si SDS. Ky manual mund të parandalojë rrezikun e ekspozimit ndaj COVID019 dhe përmban udhëzime se sit ë sillemi në vendet e punës, në qendra tregtare, në gastronomi, pasagjerë, udhëtimet zyrtare dhe grupet e tjera të ndryshme, udhëzime për për vendvotime dhe shumë udhëzime për qytetarët dhe veprimtaritë e liruara dhe ato që do të lirohen në të ardhmen”, tha ai.