Policia e Kosovës ka bastisur ordinancën e gjinekologut Fehmi Ahmeti gjatë kësaj jave. Me urdhër të prokurorit, policia ka kërkuar për dëshmi rreth një aborti të paligjshëm, që dyshohet të jetë kryer në ordinancën e tij në Prishtinë.
Gazeta Insajderi njofton se një Dr Ahmeti ka kryer abort te një paciente nën moshën 16-vjeçare, e cila paraprakisht ishte abuzuar nga një zyrtar policor në Drenas, transmeton Gazeta Shneta.
Mjeku është shoqëruar në stacionin policor rreth dyshimeve për abortin e paligjshëm, teksa policia ka arrestuar edhe zyrtarin policor i cili ka abuzuar me vajzën minorene.
Artikullin e plotë rreth skandalit që përfshinë zyrtarin policor dhe gjinekologun Ahmeti mund ta lexoni në këtë link.