Policia ka njoftuar se ka hapur hetimin per rastin e vdekjes se një personi pasi mori ndihmën mjekësore në Prishtinë
Rasti është hapur si “hetim i vdekjes”, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Njoftimi i plotë i policisë:
HETIM I VDEKJES /Prishtinë 01.03.2022 – 21:24. Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësor, mirëpo pas dhënies së ndihmës mjekësore, i njëjti ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./Gazeta Shneta/