Gjidhënia, është mënyra më e shëndetshme dhe natyrale për të ushqyer fëmijën tuaj. Kolostrumi, përbërës në qumështin e gjirit të nënës, në ditët e para – pas lindjes, është ushqimi perfekt për të sapolindurin tuaj.
Edhe pse gjinjtë tuaj prodhojnë vetëm një sasi të vogël kolostrumi, kjo substancë është gjithçka që i nevojitet fëmijës suaj. Brenda pak ditësh, vëllimi i qumështit të prodhuar nga gjinjtë tuaj do të rritet dhe sasia do jetë e mjaftueshme për foshnjën tuaj në rritje, shkruan Pregnancy Info.ca përcjell Gazeta Shneta.
Benefitet e ushqyrjes me gji janë të shumëfishta, duke filluar nga:
– Ju ndihmon të ndiheni të afërt me fëmijën tuaj;
– Siguron mbrojtje nga gjëra të tilla si diarreja dhe pneumonia;
– Është gjithmonë në dispozicion dhe në temperaturën e duhur;
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.
– Redukton rrezikun e nënës për kancerin e gjirit dhe atë ovarian, diabetin e tipit 2 dhe depresionin pas lindjes;
– Fëmijët që ushqeheshin me gji kanë më pak gjasa të jenë mbipeshë;
– Dhe ata që ushqeheshin me gji performojnë më mirë në testet e inteligjencës.
Dëshira për të përdorur formulën e gatshme të qumështit – si ndryshon nga qumështi i gjirit?
Vendimi për të ushqyer foshnjat me formula të gatshme duhet të merret me kujdes. Formula është e ndryshme nga qumështi i gjirit, por siguron ushqimin bazë për rritjen e fëmijës suaj.
Formula e gatshme e qumështit, nuk përmban shumë komponentë që forcojnë imunitetin në qumështin e gjirit.
Përfitimet afatgjata të ushqyerjes me gji, si për nënën ashtu edhe për foshnjën, nuk përsëriten me formulën për foshnjat.
Lidhja me fëmijën do të vazhdojë të ndodhë. Babai i foshnjës ose anëtarë të tjerë të familjes mund të përgadisin ushqimin dhe të zhvillojnë më shumë afërsi me foshnjën.
Nëse ushqeni me formula të gatshme – foshnjen tuaj, është e rëndësishme që formula të përgatitet dhe ruhet siç duhet. Pajisjet e ushqimit duhet të dezinfektohen siç duhet. Bisedoni me ofruesin tuaj të kujdesit shëndetësor për të mësuar më shumë rreth ushqyerjes me formulë. /Gazeta Shneta/