Policia ka ndaluar në mbajtje prej 48 orësh nënën e foshnjës, e cila vdiq në orët e hershme të ditës së sotme në qytetin e Prishtinës. Këtë gjë për Express e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.
“Me date 07.04.2018, rreth orës 06:00 të mëngjesit Policia e Kosovës ka pranuar informacionin se. Në lagjen Ulpianë rruga “Hakif Zejnullahu” në Prishtinë, në një banesë, një fëmijë ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Njësiti policor ka reaguar me shpejtësi në atë lokacion dhe aty është gjetur fëmiu (gjinia femërore, viti i lindjes 2014), i cili në gjendje të rëndë shëndetësore me ndihmë të shpejtë është pëcjellë për në QKUK”, thotë ai.
Në vendin e ngjarjes, Policia ka konstatuar se ishte duke u djegur një banesë ku dyshohet se kanë banuar viktima me nënën e saj shtetase e Shqipërisë ( e dyshuara femër E.A. viti i lindjes 1990).
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve të cilët kanë shuar zjarrin, përderisa nga stafi mjekësor rreth orës 07:43, është pranuar informacioni se fatkeqësisht fëmiju nuk ka mund të mbijetojë”, thotë tutje./Gazeta Express/