Pothuajse 96 milionë doza të vaksinës anti covid janë administruar në ShBA.
Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka raportuar se afro 96 milionë doza të vaksinës janë administruar në Shtetet e Bashkuara shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Sipas raportit rreth 75% e dozave të dorëzuara janë administruar.
Deri më tani, pothuajse 19% e popullsisë amerikane, rreth 62,5 milionë njerëz, kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës dhe përafërsisht 10% e njerëzve kanë marrë dy doza të vaksinës anti covid./GazetaShneta/