Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK) ka dënuar sulmin fizik ndaj infermierit-mashkull që ishte pjesë e stafit mjekësor Klinikës së Emërgjencës, i kryer ditën e djeshme, si dhe ka fajësuar menaxhmentin dhe politikbërjen në raportin e rënduar mjek-pacient. Këto deklarata PRAK-u i ka bërë nëpërmjet një postimi në faqën zyrtare në “Facebook”.
“PRAK e konsideron të pa pranueshme çfarëdo lloj sulmi ndaj punëtorëve shëndetësor, sikurse e konsideron të pa pranueshme mungesën e mekanizmave efikas për trajtimin e ankesave ose pakënaqësive të pacientëve”, thuhet në njoftimin e PRAK, shkruan Gazeta Shneta.
Ndërkohë, kjo shoqatë u ka bërë thirrje Ministrisë të Shëndetësisë dhe institucioneve të tjera për krijimin e mekanizmave që përmirësojnë raportin mjek-pacient, e jo siç thonë ata, të bëjnë vetëgjyqësi pacientët.
“PRAK i bënë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe të gjitha Institucioneve të tjera shëndetësore të punojnë në adresimin e ankesave të pacientëve, në mënyrë që pacientët mos të bëjnë vetëgjyqësi, pasi që kjo nuk ju shërben as interesave të institucioneve, as punëtorëve, madje as interesave të vet pacientëve”, shkruan më tutje PRAK në faqen e tyre./Gazeta Shneta/