Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ju dhembin gjinjtë gjatë gji dhënies? Duhet t’i dini këto gjëra patjetër

Këshilla për shtatzëna 24/07/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gji dhënia mund të jetë gjëja më e mirë për një nënë, por edhe më e sikletshmja për shkak të kruarjeve dhe dhimbjeve që shkaktohen në thimtha të gjinjve.

Situatat e mëposhtme do iu bëjnë që të kuptoni trupin tuaj më mirë dhe të dini se cila mund të jetë sinjalizuese për një kontroll mjekësor, transmeton portali Për Nënat.

Thitha të ndjeshme

Ditët e para, thithat tuaja janë shpesh të ndjeshme dhe ndonjëherë të dhimbshme. Kjo ndjeshmëri e madhe është krejtësisht normale. Ajo është më e madhe 3 ditët e para dhe kalon në përgjithësi pas 8 ose 10 ditësh.

Ardhja e qumështit të vërtetë (maturuar)

Ky fenomen i mbushjes së gjirit me qumësht shfaqet afërsisht 3 ditë pas lindjes, ndonjëherë edhe më vonë. Temperatura e juaj trupore mund të rritet lehtësisht.

Të çarat

Janë lezione të vogla të thithave që shpesh shfaqen në ditët e para të ushqyerit me gji. Ato janë të dhimbshme dhe mund të infektohen. Për të zvogëluar shfaqjen e tyre, kujdesuni veçanërisht për pozicionimin e mirë të bebes në gji.

Pengimi

Është një tension shumë i dhimbshëm i një ose dy gjinjve. Në këtë rast ata janë të nxehtë, të dhimbshëm dhe të tendosur. Pengimi mund ta bëjë pirjen e gjirit të vështirë, pengon rrjedhjen e qumështit dhe shoqërohet nga shenja të tjera (të dridhura, dhimbje, ethe etj).

Këto ndjesi mund të shfaqen në çdo moment së të ushqyerit me gji por mbi të gjitha kur pirjet janë shumë të shkurtra, të pakta në numër ose shumë të larguara nga njëra-tjetra. Për të lehtësuar tensionin e gjinjve, mos hezitoni ta vini shpesh beben tuaj në gji. Një lehtësim efikas mund të sjellin masazhet e areolës dhe dushet e nxehta për të lehtësuar rrjedhjen e qumështit.

Mastiti

Është inflamacioni i gjirit i cili ndonjëherë mund të kalojë në infeksion. Mastiti në përgjithësi nuk i prek njëherësh të dy gjinjtë. Një pjesë e gjirit është e kuqe, e nxehtë dhe e dhimbshme. Këtyre simptomave lokale mundet ndonjëherë t’i shtohen të tjera si temperaturë, të dridhura, dhimbje, lodhje. Nëna duhet të pushojë, pushimi është thelbësor. Kontrolli tek mjeku është shumë i rëndësishëm.

Artikulli paraprakKështu duket në muajt e fundit të shtatzënisë gruaja e Erion Veliajt
Artikulli i rradhës PRAK dënon sulmin ndaj punëtorit shëndetësor, fajëson menaxhmentin për raportin e përkeqësuar mjek-pacient

Ju sugjerojmë

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.