Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Premtuan shërim në Turqi, i morën viktimës 130 mijë euro, arrestohen dy persona

Lajme 21/02/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një skemë e rëndë mashtrimi, e ndërtuar mbi shpresën për jetë, është zbardhur nga hetuesit e krimeve të rënda, ku dy persona dyshohen se kanë përfituar shuma marramendëse parash duke shfrytëzuar gjendjen kritike shëndetësore të një viktime.

Sinjali mëson se Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Pejë, ka realizuar dje, më 20 shkurt 2026, arrestimin e: V.H, rreth 34-vjeçar dhe A.K, rreth 54-vjeçar.

Të dyshuarit dyshohet se, përmes premtimeve të rreme për trajtim mjekësor jashtë vendit, konkretisht në Turqi, e kanë bindur viktimën se do t’ia “rregullojnë dokumentacionin” dhe kontaktet me spitalin për shërimin e sëmundjes së rëndë që kishte (rast i ndodhur më 2023).

Burime të sigurta bëjnë të ditur se, duke e shfrytëzuar gjendjen e rënduar shëndetësore dhe dëshpërimin e viktimës, ata kanë arritur t’i marrin asaj plot 130 mijë euro.

Me urdhër të Gjykatës Themelore në Pejë është bastisur një lokacion i të dyshuarit Hajrullahu, ku janë sekuestruar prova që dyshohet se janë përdorur për mashtrim:

një iPhone 17 Pro Max, kartelë e një spitali amerikan, kartelë bankare UPAYCard, kartelë e spitalit ACIBADEM.

Ndërsa te Kryeziu është konfiskuar një telefon Samsung.

Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, Valmir Hajrullahu është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa Avdyl Kryeziu është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti po hetohet si “Mashtrim” sipas Kodit Penal, ndërsa Sinjali do të raportojë për çdo zhvillim të ri. /Sinjali/

Artikulli paraprakImplantimi: Hapi i hershëm dhe vendimtar në fillimin e shtatzënisë
Artikulli i rradhës Parashikimi i motit për sot

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.