Presidenti Hashim Thaçi ka pritur në takim fituesit e tri medaljeve në Lojërat Olimpike Speciale Botërore të këtij viti.
“Kur Medina dhe Kushtrimi u nisën për në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Dimërore 2017, isha i bindur se do kthehen me medalje.
Ata u kthyen me tri medalje të fituara në kategoritë e skijimit, një të arit dhe dy të argjendta.
Atletët e Olimpiadës Speciale të Kosovës i inkurajoi që të punojnë dhe përgatiten për sukseset e radhës”, ka shkruar Thaçi në facebook. /Gazeta Shneta/