Prezantuesi i CNN e han trurin e njeriut (Video)

2017-03-09 në ora 17:18

Reza Aslan është kritikuar rëndë pasi që ka ngrënë pjesë të trurit të njeriut gjatë xhirimeve të një sekti kanibal në Indi.

Ky epizodë në emisionin e tij Believer ngjalli horror dhe llahtar tek shumë shikues dhe nxiti një reagim të ashpër nga indianët në Amerikë, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

3e1989b100000578-4296404-image-a-2_1489057113977

Tulsi Gabbard, i vetmi hindus në kongres kishte shkruajtur në Twitter:

“Jam shumë i shqetësuar që  CNN po e shfrytëzon fuqinë dhe ndikimin e vet që ta rrisë frikën dhe keqkuptimet që njerëzit i kanë  mbi hinduizmin.

Reza Aslan refuzoi që të kërkonte falje për episodin. Ai shkruajti në Facebook:

“Unë vazhdimisht e përmend para kamerës se këta njerëz nuk janë përfaqësues të Hinduizmit por në të vërtetë janë një sekt ekstrem indian të cilët e refuzojnë dallimin fundamental të Hinduve mes pastërtisë dhe ndotjes”.

Më poshtë mund ta ndiqni momentin kur Reza Aslan han pjesë nga truri i njeriut: