Prezantuesja e lajmeve në Radiotelevizionin 21, Luljeta Pasjaqa-Ismajli, është bërë nënë për herë të dytë.
Ajo që prej vitesh ka kurorëzuar dashurinë, nga e cila ka edhe një djalë, shkruan Gazeta Shneta.
Sidoqoftë, ajo lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, duke publikuar një fotografi të foshnjës së saj të porsalindur.
Gjinia e foshnjës ende nuk është bërë e ditur, megjithatë ajo duket se i ngjan një vajze, gjykim ky bazuar në fotografinë e publikuar nga spikerja e lajmeve./Gazeta Shneta/