Është e vështirë të thuhet se ndikon drejtpërdrejt, sepse nuk ka ndonjë dëshmi të fortë për të sugjeruar se emri i fëmijës do të ndikojë në personalitetin e tij.
Megjithatë, është e mundur që mund të kontribuojë në ndonjë mënyrë për ta formësuar imazhin për vetën e tij, shkruan BabyCenter, transmeton Gazeta Shneta.
Disa psikologë besojnë se emri që ia vendosni fëmijës, ka ndikim në mënyrën se si ai e përcepton vetën.
Disa studime kanë treguar se fëmijët që i pëlqejnë emrat e tyre, janë më të sigurt në vetvete.
Madje kjo ndikon edhe në nivelin e respektit të vetvetes.
Njerëzit që pëlqejnë emrat e tyre, priren të përjetojnë më pak depresione dhe ankthe. /Gazeta Shneta/