Binjakët Simon dhe David kanë lindur dy vite më parë në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë. Për një kohë ata qëndruan në spital dhe ia dolën me sukses fal edhe trajtimit nga stafi mjekësor.
Pas dy viteve binjakët janë rikthyer në spital së bashku me prindërit e tyre, por kësaj radhe për t’i falënderuar mjekët dhe infermierët. Së bashku kanë sjellë edhe një inkubator për fëmijët e tjerë, shkruan Gazeta Shneta.
“Materniteti ‘Koço Gliozheni’ është streha e parë për mijëra bebe që vijnë në jetë çdo vit. Dy binjakët Simon dhe David të lindur në këtë maternitet dy vite më parë, të cilët ja dolën me sukses të vijnë në jetë falë stafit mjekësor dhe infermieror të maternitetin tonë, sot janë rikthyer sëbashku me prindërit e tyre dhe kanë dhuruar për maternitetin një inkubator. Me ndihmën e disa donatorëve kjo familje bëri këtë dhuratë simbolike për repartin e neonatit. Faleminderit familjes Krasi dhe donatorëve; materniteti ‘Koço Gliozheni’, gjithmonë në shërbim të nënës dhe fëmijës, për t’ju ofruar atyre kujdesin e duhur shëndetësor”, thuhet në njoftimin e spitalit. /Gazeta Shneta/