Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Prindërit e braktisën sepse lindi pa krahë, por mrekullia ndodhi me vogëlushen (Foto)

Jetë 11/08/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Buzëqeshja engjëllore dhe sytë e saj blu janë tiparet e para që bien në sy kur ne shohim fotografinë e Vasilina Knutsen.

Sigurisht që të gjithëve na pëlqen e bukura, por kur ulim shikimin pak më poshtë do të kuptonit se vogëlushja 2-vjeçare është ndryshe, preferojmë ta quajmë fëmijë special, pasi i mungojnë të dyja duart dhe ka të zhvilluara vetëm dy gishta nën krahun e djathtë.

Ndoshta tani edhe mund të ndieni keqardhje për fatin e saj të mjerë, por bukuroshja që tashmë mund të hajë me këmbë, është shumë fatlume, më shumë nga ç’mund ta merrni me mend. Ajo ka lindur në marsin e vitit 2015 në Sverdlovsk, kryeqytet i rajonit Sverdlovksij në Ukrainë.

Prindërit e saj biologjikë, të cilët ndryshe nga ç’mund ta imagjinoni, gëzojnë një pozitë shumë të mirë ekonomike, vendosën ta braktisnin fill pas lindjes, pasi nuk dëshironin të kujdeseshin për një fëmijë me probleme.

Këtu do të fillonte edhe saga e vuajtjeve për vogëlushen, e cila më pas do të transferohej në një jetimore, e cila ofronte programe adoptimi, ndonëse asnjë familje nuk do të interesohej për të.

Në dhjetorin e 2015-s, Chris dhe Elmira Knutsen, një çift rus që jetonte në Moskë, prindër të tre fëmijëve do të vizitonin Valentinën. Ata kishin adoptuar 5 vjet më parë një djalë, i cili kishte lindur pa duar e këmbë për shkak të një sëmundjeje të rrallë gjenetike dhe dukej sikur kishte ardhur momenti të shtonin në familje një pjesëtare të re.

Bashkëshortët Knutsen kishin pasur eksperienca të shumta vullnetare në jetimore dhe spitale të ndryshme dhe nuk mund të mos ishin të ndjeshëm ndaj këtij rasti. Në këtë moment, zonja e shtëpisë u kërkoi fëmijëve nëse ishin të gatshëm të prisnin një motër.

I vetmi që “refuzoi” ishte Radik, i cili nuk dëshironte që motra e tij të vuante sikurse vëllai i madh i adoptuar. Pasi mamaja e bindi që motra e tij kishte nevojë për një strehë të ngrohtë familjare, ata vendosën të adoptonin Vasilinën dhe t’i ofronin familjen dhe dashurinë që i kishte munguar.

Rasti do të bëhej viral pas publikimit të fotografive dhe videove të Vasilinës teksa ushqehej dhe pikturonte me këmbë, duke na bërë të kuptojmë se dashuria dhe mirësia e vërtetë ekzistojnë.

Artikulli paraprakAsnjë nënë nuk i përmbahet rregullave të pastrimit të shishes
Artikulli i rradhës Çifti nga Malisheva bie nga lifti derisa tentuan t’i befasojnë dasmorët (Video)

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.