Të gjithë prindërit pa përjashtim kërkojnë mënyra të njëpasnjëshme që fëmijët e tyre t’i bëjnë të lumtur. Dhe destinacioni më i kërkuar i shumë prindërve me fëmijë pa dyshim se është parku gjigant i lojërave Dinsey Land në SHBA.
Por një çift nga Britania ka future në aksion imagjinatën që këtë park ta afrojnë më pranë shtëpisë së tyre, shkruan Parnet.com, përcjellë GazetaShneta.
Këta prindër kanë publikuar një shpallje punësimi për një dado për dy vajzat e tyre; por kjo shpallje nuk ishte si të tjerat. Përpos kërkesave që dadoja të ketë përvojë, të jetë e dashur dhe fleksibile në orar, shpallja kishte edhe një kërkese ekstra…
“Kërkojmë një dado për vajzat tona e cila do të vishet si princesat e Diseny-t për çdo muaj”, shkruan mes tjerash tek shpallja.
Paga do të jetë $ 53 mijë dollar në vit kurse çifti do të përkujdeses edhe për kostumet e personit që do pranonte këtë vend pune.
“Ne e dimë se kjo nuk është pikërisht një ofertë normale e punës, por ne mendojmë se është një mundësi e mrekullueshme për një person kreativ i cili do të shtonte shumë magji në jetët e princesave tona të vogla” kishin thënë këta prindër.
Ne shpresojmë që ata do e gjejnë Mary Poppins të tyren, ose thënë më saktë Hirushen, Borëbardhën, Anën e Bellën… /GazetaShneta/