Një djali 3-vjeçar i kanë mbetur vetëm disa muaj jetë pasi prindërit e tij lejuan një tumor kancerogjen të rritej dhe të bllokonte syrin e tij.
Bongre Anton Peter, nga Papua New Guinea, filloi të shfaqte shenja të retinoblastomës në syrin e tij të djathtë kur ai ishte një vjeç në mars 2015.
Kur shenjat në fytyrën e tij nuk po largoheshin prindërit e tij, Peter Anton dhe Senti Guna, vendosën që ta kuronin me anë të magjisë së zezë.
Por magjia e zezë dështoi në kurimin e sëmundjes së tij dhe e dërguan në spital për të bërë kontrolle të tjera mjeksore.
Mjekët kanë paralajmëruar se tumori po i përhapet në syrin e majtë dhe i kanë dhënë vetëm disa javë jetë për të jetuar.
3-vjeçari mund të shpëtojë vetëm me anë të një terapie rrezatimi. Ai tashmë ndodhet në spitalin Port Moresby dhe është nën kujdes mjekësor ndërsa familja e tij po mundohet të mbledhë fonde./Ora News/