Instituti Kombëtar ka njoftuar se nga 567 mostra të marra nga ShSKUK-ja janë konfirmuar 56 raste të reja me covid-19.
Në 24 orët e fundit nuk është raportuar asnjë viktimë, kurse 69 pacientë e kanë mposhtur virusin shkruan GazetaShneta.
“Numri total i rasteve pozitive është 15.814 raste nga 70.219 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 630 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 69 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.856 raste”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Në rezultatet e fundit është vërejtur se Prishtina dhe Peja kanë dominuar me rastet pozitive.Në Prishtinë, sot u shënuan 16 raste, kurse në Pejë 11 raste të reja.
Komunat tjera me raste pozitive janë: komuna Gjilan 8 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast Drenas, Malishevë, Obiliq, Prizren dhe Viti.
Aktualisht, në vendin tonë janë 1,328 raste aktive./GazetaShneta/