Instituti Kombëtar ka njoftuar se nga 567 mostra të marra nga ShSKUK-ja janë konfirmuar 56 raste të reja me covid-19.
Fatmirësisht, në 24 orët e fundit nuk është raportuar asnjë viktimë si pasojë e covid-19 shkruan GazetaShneta.
Ndërkohë, 69 pacientë e kanë mposhtur betejën kundër covid-19, kështu duke çuar numrin e përgjithshëm në 13,856.
“Numri total i rasteve pozitive është 15.814 raste nga 70.219 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 630 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 69 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.856 raste”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Aktualisht, në vendin tonë janë 1,328 raste aktive./GazetaShneta/