Pak qaste më parë, Instituti Kombëtar ka njoftuar se nga 1,791 testime të kryera janë konfirmuar 765 raste pozitive me covid-19.
Fatkeqësisht, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 11 pacientë si pasojë e covid-19 shkruan GazetaShneta.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 3 raste (71, 71, 69 vjeç), Prishtinë 3 raste (82, 68, 60 vjeç), Ferizaj 1 rast (50 vjeç), Gjakovë 1 rast (70 vjeç), Mitrovicë 1 rast (76 vjeç), Prizren 1 rast (77 vjeç), Vushtrri 1 rast (70 vjeç)”
Numri total i rasteve pozitive është 28.616 raste nga 117.585 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 809 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHPK-së.
Përgjatë kësaj periudhe, 193 pacientë e kanë mposhtur betejën kundër covid-19, ndërkohë që numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar është 17,055.
Nga 290 raste pozitive të identifikuara sot, 290 prej tyre janë vetëm në kryeqytet.Ndërsa, komunat tjera pas Prishtinës vijojnë: Gjilan 96 raste, Mitrovicë 61 raste, Pejë 53 raste, Fushë-Kosovë 42 raste, Lipjan 27 raste, Vushtrri 22 raste, Podujevë 20 raste, Klinë 19 raste, Skenderaj 18 raste, Viti 17 raste, Gjakovë 14 raste, Kamenicë 13 raste, Obiliq 13 raste, Malishevë 11 raste, Suharekë 9 raste, Prizren 8 raste, Drenas 7 raste, Deçan 4 raste, Ferizaj 4 raste, Istog 3 raste, Junik 3 raste, Leposaviq 2 raste, Novobërdë 2 raste, Rahovec 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash, Graçanicë dhe Kaçanik.
Aktualisht, numri i rasteve aktive po rritet dita e ditës e që sot, numri i përgjithshëm i tyre është 10,752 ./GazetaShneta/