Megjithëse NHS liston si simptoma të covid-19 temperaturë, një kollë i thatë, humbje të shijes, pacientët që e mposhtën covid-19 kanë treguar edhe për disa simptoma të tjera të lehta.
Ndërkohë që, vendet evropiane janë goditur nga një valë e dytë e covid-19, disa nga simptomat të cilat janë jozyrtare po paralajmërojnë një shenjë të hershme të infektimit me covid-19 shkruan Mirror, transmeton GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
1.Dhimbja e stomakut
Disa nga pacientët e rikuperuar tashmë kanë treguar se kanë pasur dhimbje të stomakut përpara se të shfaqen simptomat tjera.Një studim i publikuar në American Journal of Gastroenterology ka treguar se virusi mund të shkaktojë probleme me sistemin tretës siç është edhe diarreja.
2.Infeksioni në sy
Mjekët kanë paralajmëruar së infeksioni në sy mund të jetë një shenjë tjetër e covid-19.Zyrtarët shëndetësorë supozojnë se konjuktiviteti zhivllohet në 1 deri në 3% të pacientët, sipas American Academy of Ophthalmology.
3.Lodhja
Studimi nga OBSH-ja ka zbuluar si një simptomë të covid-19 edhe lodhjen.Rreth 38.1% e pacientëve kanë raportuar një simptomë të tillë./GazetaShneta/