Ministria e Shëndetësisë iu ka bërë thirrje mjekëve të pa punë në Kosovë, që t’i dërgojnë të dhënat e tyre.
Përmes kësaj thirrje MSH planifikon që të mbledh të dhëna për mjekët e pa punë. Për këtë çështje Gazeta Shneta ka mësuar se është diskutuar edhe në Komisionin Ekzekutiv.
“Është diskutuar për çëshjen e mjekëve të papunë, për punësimin e tyre në institucionet publike. Poashtu është diskutuar edhe për rritjen e numrit të infermierëve në spitale dhe klinika”, ka deklaruar burimi për Gazetën Shneta.
Më poshtë mund të gjeni njoftimin e plotë të MSH-së:
Njoftim për profesionistët shëndetësor
Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të gjithë mjekëve te përgjithshëm dhe specialistëve të lëmive te ndryshme, të licencuar, që aktualisht janë te pa punë, që duke filluar nga data 06 tetor deri me datën 08 tetor 2022, të paraqitën përmes postës elektronike të MSH: [email protected] si dhe në dy e-mail adresat e tjera: [email protected], [email protected].
Të dhënat që kërkohen janë:
Emri dhe Mbiemri
Data e lindjes, vendlindja
Vendbanimi
Thirrja profesionale
Numri i licencës
Viti i përfundimit te studimeve në mjekësi (për doktorët e mjekësisë dhe viti i përfundimit te specializimit për specialistët)