Tre qytetarë kanë rezultuar të infektuar me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit nga 99 mostra të testuara në IKShPK.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se dy qytetarë të tjerë janë shëruar ndërsa nuk raportohet për të vdekur me COVID-19.
Aktualisht në nivel vendi janë 26 raste aktive me coronavirus.
Gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 16 doza të vaksinave kundër coronavirusit. /Gazeta Shneta/