Një burrë në Prizren është arrestuar dhe i është shqiptuar 30 ditë paraburgim pasi rrahu gruan e tij.
Sipas njoftimit të Gjykatës, i pandehuri e ka sulmuar gruan me grushte duke e lënë pa ndjenja, pasi ajo nuk ia kishte përgatitur bukën, transmeton Gazeta Shneta.
“Për shkak se e dëmtuara nuk ia kishte përgatitur bukën, i pandehuri V.K. e sulmon fizikisht të njëjtën duke e goditur me grusht në pjesë të ndryshme të trupit derisa e dëmtuara kishte rënë pa ndjenja në dysheme” thuhet në njoftim. /Gazeta Shneta/