Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook Twitter Instagram
Facebook Twitter YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Problemet e patrajtuara të tiroides tek të moshuarit mund më çojnë në sëmundje kardiovaskulare

Jetë 26/05/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Tiroidja është një sëmundje shumë e zakonshme që përjetohet në mesin e popullatës së moshuar, megjithatë, hulumtimet sugjerojnë se diagnoza bëhet problematike sepse njerëzit nuk janë në dijeni të simptomave.

Ndërsa plakemi, shëndeti ynë përkeqësohet. Ky është një proces i natyrshëm. Por, shkalla me të cilën mund të përkeqësohet varet nga stili ynë i jetesës dhe statusi aktual shëndetësor. Ka disa sëmundje që shfaqen vetëm kur njerëzit rriten. Prandaj është thelbësore që të gjithë të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm për shëndetin tonë. Ky kujdes është veçanërisht për ata njerëz që tashmë vuajnë nga sëmundje që në moshë shumë të re. Në këto raste, sëmundja mund të bëhet e rëndë me pleqërinë, shkruan Health Site, transmeton Gazeta Shneta.

Ekziston një mungesë e përgjithshme e vetëdijes për simptomat klasike

Problemi i tiroides tek të moshuarit është një fakt i zakonshëm, thonë ekspertët. Por, çështja qëndron në diagnozën. Me sa duket, problemet e tiroides mund të mbeten të padiagnostikuara tek të moshuarit derisa të shfaqin shenja dhe simptoma të rënda. Arsyeja e deklaruar për këtë është ‘ka mungesë ndërgjegjësimi për shenjat dhe simptomat klasike të mosfunksionimit të tiroides tek popullata e moshuar.’

Kur gjëndra tiroide fillon të mos funksionojë, rezulton në një gjendje të quajtur hipotiroidizëm primar. Popullata e moshuar mund të përjetojë disa simptoma si:

  • Përgjumje e tepruar;
  • Plogështi;
  • Fryrje e fytyrës;
  • Humor depresiv;
  • Humbje energjie;
  • Humbja e oreksit.

Simptomat janë të kthyeshme

Problemi është se këto simptoma të lartpërmendura shpesh shoqërohen thjesht me ‘pleqërinë’ ose ‘mangësi vitaminash’ apo edhe ‘çrregullime neurologjike’. Fakti që mund të jetë diçka që lidhet me gjëndrën tiroide dhe mund të jetë më e rëndë dhe jonormale është injoruar plotësisht. Ekspertët pohojnë se kjo sëmundje është vërtet e shërueshme dhe e kthyeshme. Nëse diagnostikohet dhe trajtohet në kohën e duhur, do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e jetës së individëve. Megjithatë, në rast se nuk diagnostikohet dhe trajtohet, mund të çojë në përkeqësim të rëndë të jetës së njerëzve dhe ata gjithashtu mund të bëhen të prirur ndaj sëmundjeve kardiovaskulare .

Çfarë ndodh kur sëmundja e tiroides nuk zbulohet?

Kur një problem në gjëndrën tiroide lihet i patrajtuar, ai çon në hipotiroidizëm. Disa nga pasojat e rënda të kësaj janë:

  • Hipotiroidizmi mund të çojë në sëmundje të zemrës;
  • Mund të bëjë që trupi ynë të mbajë lëngje që çon në shtim masiv në peshë;
  • Mund të çojë në hipertension;
  • Mund të çojë në dështim kongjestiv të zemrës;
  • Mund të rrisë nivelet e kolesterolit dhe triglicerideve në trup, gjë që përfundimisht çon në aterosklerozë./Gazeta Shneta/

 

 

Artikulli paraprakStudim: Gratë në krahasim me burrat kanë më pak gjasa të mbijetojnë nga një atak në zemër
Artikulli i rradhës Roli i inteligjencës artificiale në mjekësi sipas inxhinierit biomjekësor Ermand Mertenika

Ju sugjerojmë

Studim: Pirja e tepërt e alkoolit mund të çojë në humbje të muskujve

05/06/2023 Jetë

Studim: Biomarkeri i ri i gjakut që mund të parashikojë sëmundjen e Alzheimerit

05/06/2023 Jetë

Sondazhi i ri zbulon ndikimin e përdorimit të barit Ozempic në SHBA

05/06/2023 Jetë

Studim: Kimikatet në ëmbëlsuesit artificial mund të dëmtojnë ADN-në

05/06/2023 Jetë

Studimi i ri tregon se lënia e duhanit mund të përmirësojë shëndetin mendor

05/06/2023 Jetë

Skanimet CT për të parashikuar rrezikun e sëmundjeve të zemrës në moshën e mesme

05/06/2023 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: “Mbretëresha Teutë”, PN – Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 48 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook Twitter Instagram YouTube
© 2023 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.