Tableta hormonale për gratë mbetet forma kryesore e kontracepsionit në Francë, por më shumë burra tani po kërkojnë një procedurë kirurgjikale për t’i mbyllur tubat që mbajnë spermën e tyre.
“Numri i vazektomive u rrit… nga 1,940 në 2010 në 30,288 në 2022”, zbulon studimi nga ofruesit kombëtar të kujdesit shëndetësor dhe Agjencia Kombëtare për Sigurinë e Mjekësisë (ANSM), raporton AFP përcjell Gazeta Shneta.
Ronan Lerigoleur – një mësues, ishte ndër ata që u regjistruan për operacionin në 2020.
“Isha 39 vjeç dhe mendova: “Kam dy fëmijë, a dua një tjetër? Jo”, tha ai për AFP.
“Gruaja ime e kishte të vështirë me tabletat”, tha ai, duke iu referuar kontraceptivëve femëror i cili mund të ketë efekte anësore të padëshiruara.
“Për mua ishte një operacion i thjeshtë për ta rregulluar… Në këtë mënyrë ajo nuk duhet të mbushet me hormone”, tha ai.
Demografja Mireille Le Guen tha se rritja e vazektomive mund të lidhet pjesërisht me faktin se operacioni është shumë më i thjeshtë se sa ka qenë më parë.
Kërkesa për vazektomi është rritur edhe në Shtetet e Bashkuara vitet e fundit, veçanërisht pasi Gjykata e Lartë hoqi të drejtën federale për abortin në vitin 2022. /Gazeta Shneta/


