Një studim i fundit heton se sa mirë trajton fibrilacionin atrial – ablacioni i bazuar në radiofrekuencë.
Duke përdorur të dhëna të botës reale, studiuesit zbuluan se procedura u krye më mirë sesa pritej, shkruan burimi Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Studiuesit shpresojnë se gjetjet e tyre do të ndihmojnë në përmirësimin e mëtejshëm të procedurës.
Ablacioni i bazuar në radiofrenkuencë është trajtimi më i zakonshëm për fibrilacionin atrial (AFib) – një rrahje zemre e çrregullt dhe zakonisht e shpejtë.
Studimet kanë treguar se kjo procedurë është e sigurt dhe efektive, por me kalimin e viteve, klinicistët kanë përmirësuar ablacionin me bazë radiofrekuence për të përmirësuar sigurinë dhe efikasitetin e tij.
Pavarësisht përdorimit të gjerë të tij, pak studime kanë hetuar se si modifikimet dhe përparimet në teknikat e ablacionit me radiofrekuencë kanë ndikuar në performancën e tij.
Një studim i kohëve të fundit, i cili shfaqet në revistën “Heart Rhythm”, ekzaminoi suksesin e radiofrekuencës-ablacionit në shumë vende në Shtetet e Bashkuara.
Studiuesit zbulojnë se një vit pas ablacionit me bazë radiofrekuence, 81.6% e pacientëve ishin të lirë nga fibrilacioni atrial. Nga këta pacientë, 89.7% ishin në gjendje të ndalonin marrjen e barnave për të trajtuar gjendjen.
Këto norma janë më të larta se ato të arritura në provat klinike, duke treguar se modifikimet me të vërtetë kanë përmirësuar sigurinë dhe performancën e gjendjes. /Gazeta Shneta/


