Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Procesi i shkollimit specialistik me 714 aplikues që katër muaj pa rezultate, Ministria e Shëndetësisë jep sqarime

Lajme 09/04/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kanë kaluar katër muaj nga përfundimi i konkursit për Shkollim Specialistik, i shpallur nga Ministria e Shëndetësisë më 20 dhjetor 2024 dhe i mbyllur më 4 janar 2025.

Deri më sot, rezultatet ende nuk janë publikuar, duke shkaktuar shqetësim tek kandidatët pjesëmarrës.

Për këtë vonesë, Ministria e Shëndetësisë është deklaruar për IndeksOnline se procesi është ende në zhvillim, por tashmë në fazën finale të përpunimit të të dhënave nga aplikimet.

Sipas ministrisë, po punohet me kujdes të shtuar për të ruajtur objektivitetin dhe për të shmangur çdo gabim teknik të mundshëm.

“Pas mbledhjes së të dhënave nga dosja elektronike e aplikimit të secilit kandidat, dhe përkatësisht sipas lëmive, aktualisht procesi është në fazën e përpunimit final të këtyre të dhënave.

Bordi për Shkollim Specialistik është duke pasur kujdes jo vetëm për objektivitetin si kriter të domosdoshëm, por edhe për eliminimin e çdo gabimi teknik të mundshëm,” thuhet në një përgjigje për IndeksOnline.

MSh-ja theksoi se vonesat nuk kanë ndodhur për shkak të ndonjë kontestimi apo problemi teknik, por për shkak të volumit të madh të punës dhe rëndësisë së procesit.

“Thjesht është një proces më voluminoz që kërkon prezencën e anëtarëve në kuorum brenda bordit dhe vëmendjen maksimale të secilit anëtar, përkundër angazhimeve profesionale e akademike që ata kanë jashtë Bordit,” është shprehur ministria duke shtuar se, BSHS ka për detyrë të trajtojë edhe dhjetëra lëndë të tjera që adresohen çdo javë nga 25 Komitetet specialistike, specializantët, mentorët klinikë dhe palë të tjera të përfshira në sistemin e shkollimit specialistik.

Ministria ka garantuar se rezultatet do të publikohen në kohën më optimale, duke u kujdesur që procesi të përmbyllet brenda afateve ligjore, ndonëse pa dhënë një datë të saktë.

“BSHS është në fazën finale të këtij procesi dhe pritet që rezultatet të publikohen në kohën më optimale. Gjithsesi, procesi do të përmbyllet brenda afateve ligjore.

Përkushtimi në punë dhe përvoja e konkurseve të kaluara, të udhëhequra nga ky Bord me objektivitet, profesionalizëm dhe transparencë të lartë, si dhe zbatimi me fanatizëm i dispozitave ligjore të Udhëzimit Administrativ për Shkollim Specialistik, mendojmë se janë garancë kryesore për suksesin e një procesi të tillë”, tha ministria e Shëndetësisë, shkruan IndeksOnline.

Në këtë konkurs kanë aplikuar gjithsej 714 kandidatë nga fusha të ndryshme të mjekësisë, stomatologjisë dhe farmacisë, gjë që dëshmon interesimin e lartë për zhvillim profesional në kuadër të sistemit shëndetësor në vend.

Sipas informacioneve nga Ministria, ky është konkursi i katërt i tillë brenda një periudhe dyvjeçare, por njëherësh më i madhi për nga numri i aplikuesve.

Artikulli paraprakStudim: Shëndeti i dobët oral lidhet me migrenën dhe dhimbjet e trupit tek gratë
Artikulli i rradhës Vaksina kundër herpesit mund të parandalojë 1 në 5 raste të demencës

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.