Në njëfarë kuptimi, gurusi i marketingut të produkteve të bukurisë nga kompania “Dove” bën të mendosh. Ata me dashje e fusin frazën “përdorim rutinorë”.
Dove më tej shtyn butonat e pasigurisë duke thënë: “Vetëm 4 për qind e grave në mbarë botën e konsiderojnë veten të bukur, dhe ankthi rreth paraqitjes fillon në një moshë të hershme”.
Ndërkohë që statistikat e tyre mund të jenë reale, një Raport Kombëtar mbi Gjendjen e Vetëvlerësimit, tregon se këto shifra gjithashtu prekin vetëvlerësimin e të rejave, duke e ditur se sa të ndijshme mund të jenë përsa i përket kësaj gjendjeje, transmeton Gazeta Shneta.
Shkurtimisht, kimikatet shpesh shumë toksike dhe definitivisht të rrezikshme që gjenden në produktet e Dove (të bëra nga Unilever) qëndrojnë në kundërshtim me mesazhin që pedalon Dove për konsumatorët.
Këto kimikate mund të çojnë në një sërë sëmundjesh të rënda që në fund mund të lënë një grua të pafuqishme në imunitet.
Grupi Punues Mjedisor (GPM), ka kryer një studim përreth kësaj çështjeje, ndërsa po pohon se produktet e bukurisë nga kompania “Dove” nxisin edhe kancerin e gjirit.
Gupi Punues Mjedisor po paralajmërojnë gratë tjera që t’i ikin këtyre produkteve./Gazeta Shneta/