- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Prof. Ass. Dr. Venera Berisha-Muharremi është themeluese e Poliklinikës Endomedica me seli në Prishtinë, që filloi punën në vitin 2014.
Profesoresha e parë dhe e vetme specialiste e Mjekësisë Interne, Endokrinologjisë dhe Diabetologjisë në Katedrën e Mjekësisë Interne në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës.
Subspecialistja e parë e Endokrinologjisë në Republikën e Kosovës.
Në periudhën trevjeçare 2018-2021 ka qenë dhe Drejtore e Klinikës Endokrinologjike në QKUK, për çka është shpërblyer me vlerësim maksimal si menaxhere e suksesshme!
Prof. Ass. Dr. Venera Berisha-Muharremi ka doktoruar në Universitetin e Zagrebit ku edhe ka kryer një pjesë të subspecializimit për Endokrinologji, për të vazhduar dhe pjesën tjetër të subspecializimit të Endokrinologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Shkupit!
Ka qëndruar në Universitetin e Oxfordit në Britani të Madhe për tu specializuar për ,,Teaching Evidence Based Medicine” apo Mësimdhënje të Mjekësisë së Bazuar në Dëshmi.
Ka qëndruar dhe në shumë Qendra tjera Universitare Boterisht të njohura për trajnime e avancime profesionale dhe akademike ndër të cilat duhet përmendur trajnimet në lëmi të Diabetologjisë në Universitetin Perugia në Itali, trajnimin për Menagjimin e Shërbimeve Shëndetësore në MASHAV Carmel Training Center në Izrael dhe shumë të tjera.
Duke u bërë dhe anëtare e Shoqatës Mjekësore Britanike të Laserit, sjell risitë për herë të parë në Kosovë, njohurite Britanike pë trajtimin mjekësorë të gjëndrës tiroide me laser.
Prof. Venera punon në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Prishtinës që nga viti 2004. Së pari si asistente në Katedren e Anatomisë e pastaj në atë të Mjekesisë Interne ku edhe vazhdon te punoj por nga viti 2017 në cilesinë e profesoreshës!
Ka publikime të shumta si monografi në shtëpi botuese gjermane dhe abstarkte e punime në Konferenca dhe revista ndërkombëtare.
Është e martuar dhe nënë e dy vajzave!
POSTIMET
Ndonëse, nuk ka statistika të sakta se sa njerëz vuajnë nga sëmundja e gjëndrës tiroide në Kosovë, Drejtoresha e Klinikës së Endokrinologjisë Venera Berisha-Muharremi, thotë se është sëmundja e dytë më e shpeshtë endokrinologjike. “Nga të gjitha sëmundjet endokrinologjike, për nga shpeshtësia e shfaqjes menjëherë pas diabetit apo sëmundjes së…
Misioni i EULEX-it në Kosovë i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së drejtoreshës së Klinikës së Endokrinologjisë Dr. Venera Berisha-Muharremi, për një donacion të pajisjeve elektronike Klinika e Endokrinologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pranoi një donacion nga EULEX-i. Misioni i Bashkimit Europian për Sundim të Ligjit në Kosovë e…
Prof. Dr. Venera Berisha-Muharremi ka bërë një postim vetëdijësues për situatën me COVID-19 në vend. Drejtoresha e Klinikës së Endokrinologjisë, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot e përfundoi ditën e saj të 25’të në luftë me COVID-19 dhe që gjendja e saj vazhdon të jetë e…
Internistja dhe endokrinilogja Venera Berisha-Muharremi këtë javë në emisionin “Shnosh e Mirë” në RTV Dukagjini, ka ardhur me këshillat e saj për rëndësinë vitale që ka uji. Ajo tregon se uji duhet të jetë fluidi kryesor dhe nuk duhet të zëvendësohet më lëngje tjera apo lëngje frutash. “Uni është komponenta…
Dy drejtorë të klinikave në QKUK i janë nënshtruar testit për Covid-19 pas dyshimeve për infektim për shkak të kontaktit. Dr. Venera Berisha-Muharremi, drejtoreshë e Klinikës së Endokrinologjisë dhe Dr. Shemsi Veseli, drejtor në Klinikën e Biokimisë, në testin e parë para dy ditësh kanë rezultuar pozitiv në Covid-19, shkruan…
Drejtoresha e Klinikës së Endokrinologjisë në QKUK Dr. Venera Berisha-Muharremi, ka rezultuar negative në testin e dytë për Covid-19. Lajmin e ka kumtuar vet doktoresha në një postim të saj në Facebook, ku ka treguar se është mirë me shëndet por do të qëndrojë e izoluar sipas rekomandimeve deri në…
Agjërimi gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit është një praktikë e rëndësishme shpirtërore për besimtarët musliman. Kur keni diabet, ju mund të pyesni se si agjërimi do të ndikojë në diabetin tuaj. Ka shumë keqinformime rreth diabetit dhe Ramazanit. Këtë intervistë e bëmë për përcjellësit tonë me Prof. ass. Dr.…
Shkruan: Prof. Ass. Dr. Venera Berisha Muharremi; Interniste – Endokrinologe; Drejtoreshë e Klinikës Endokrinologjike në QKUK Lajmi bombastik i lansuar te dielen nga disa portale se Dr. Arber Morina ( me gjithë respektin ndaj tij si kirurg) pretendon se shëron diabetin dhe largon insulinat si dhe medikamentet përmes metodave kirurgjjke…

