Prindi i një fëmije ka shprehur dhimbjen e thellë për vdekjen e profesorit të mjekësisë Dr. Adem Limani.
Qytetari Shefki Munishi ka rrëfyer se si mjeku i ndjerë ia kishte shpëtuar djalin e tij, në kohën kur mjekët në Shqipëri e Maqedoni kishin dështuar ta bënin, shkruan Gazeta Shneta.
“Me dhimbje te thell mora lajmin per vdekjen e te madhit Pr.Dr Adem Limani. Ky Njeri ne vitin 2008 e shpetoj çunin tim nga nje mjet i Huaj ne Rrug te frymarrjes. Ne ate kohe kishin deshtuar te gjithe mjeket ne Shqiperi, Maqedoni, ndersa Pr Dr Adem Limani per 2 Ore 40 min arriti sukses dhe kreu punen 100% .Prof Dr ADEM LIMANI te qoft i leht dheu i kosoves ,Ngushllime Familjes Limani”, ka shkruar Munishi.
Profesor Limani ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme, ndërsa varrimi do të bëhet sot në ora 16:30 në varrezat e Prishtinës. /Gazeta Shneta/