Nganjëherë shprehja “Nënat e dinë më së miri” del të jetë shumë e vërtetë.
Dhe ju patjetër se do ta dëgjoni çdo fjalë të saj pasi keni kaluar një natë pa vënë gjumë në sy nga të qarat e bebit tuaj.
Pa marrë parasysh se sa kohë keni kaluar duke u rrebeluar ndaj metodavë të saj të edukimit tënd, vjen një kohë që nuk do ia ndryoshinit as edhe gjënë më të vogël.
Blogu WTE ka bërë një anketë me mijëra gra të cilat kanë ndarë këshillat dhe fjalët që s’do I harrojnë kurrë nga nënat e tyre, përcjellë GazetaShneta.
Lexoni më poshte dhe pa dyshim se do e gjeni veten tuaj nën rreshta
Kushtoja vëmendjen fëmijëve tu
“Nëna ime më thoshte gjithmonë që të dëgjoja më kujdes çdo gjë që thoshtë fëmija im. Dhe atëherë kur fillova t’i kushtoja tërë vëmendjen, e dija saktësisht se çfarë duan dhe kanë nevojë fëmijët e mi.”
Çdo moment vlerësohet
“Shijoji të gjitha momentet me të vegjëlit tuaj sepse kalojnë shpejt. Mos u brengos për t’u dukur perfekte tërë kohën sepse do të konsumohesh pa nevojë; po ashtu do të të ikin momentet më të bukura të jetës tënde.”
Nënat i bëjnë rregullat
“Unë si nënë mund të të jap këshilla, por TI je vetë nënë. Mund të më dëgjosh, por ti je ajo që do të bësh zgjedhjet për fëmijët tu.”
“Mos e humb gjumin”
“Fli kur flen edhe foshnja. Nëse nuk e bën, do të të fillojë të marri gjumi posa foshnja të zgjohet.”
Llastoje fëmijën
“Nuk ka asgjë të keqe ta llastosh pak beben, për atë arsye edhe quhen bebe. Por kujdesuni që t’ia mësoni edhe të drejtat e obligime posa të fillojë të kuptojë rreth botës.”
Qani së bashku
“Është më se normale të qash nëse nuk arrin ta qetësosh foshnjen. Posa ta vësh në gjumë, shko në banjë, lësho ujin, dhe fillo të qash. Do të ndihesh e rigjeneruar më pas!”
Amësia nuk ndalon asnjëherë
“Të bërit nënë nuk ndalon me aq. Sado këshilla të dëgjosh apo lexosh, asnjëherë nuk do të marrësh përvojën e duhur po nuk e përjetove nën lëkurën tënde. Edhe atëherë kur ndihesh se të kanë dalë gjërat jashtë kontrollit ki besim se do ia dalësh.”
Fëmija është gjithmonë prioritet
”Gjithmonë gjej kohë për t’u përkujdesur për fëmijët. Edhe nëse te duket se po të kalon koha, bëj durim. Punët e shtëpisë do i kesh po aty. Nuk ikin gjëkundi!”
Mos e ndaloni komunikimin
“Bisedat e gjata asnjëherë nuk janë të tepërta. Edhe kur janë foshnje flisni me ta për planet e së ardhmes. Foshnjet e ndjejnë këtë. Madje edhe kur të rriten ju vetëm se do ta keni formuar shprhinë e të folurit për gjëra të mëdha.”. /GazetaShneta/