Prof. Dr. Luljeta Neziri-Ahmetaj

Alergologe/Imunologe

– Prof. Luljet Neziri-Ahmetaj është specialiste e Alergologjisë dhe Imunologjisë. Neziri-Ahmetaj punon profesoreshë në Universitetin e Prishtinës – Fakulteti i Mjekësisë, në Qendrën Klinike Universitare si specialist e alergo-imunologjisë si dhe në ordinancën “Alergji Astma Ylli” në Prishtinë.

Biografia:

– Prof. Luljeta Ahmetaj ka përfunduar Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës në vitin 1992 me notë mesatare 9.67.

– Në Universitetin e Tiranës – Fakulteti i Mjekësisë, Neziri-Ahmetaj ka fituar titullin specialiste e Alergologjisë dhe Imunologjisë në vitin 1998.

– Ndërsa ka diplomuar në Mastër në Universitetin e Prishtinës në vitin 2006 me temën ‘Aspirin induced asthma incidence in patients diagnosed at Prishtina University Hospital Center”.

Në vitin 2015 në Universitetin e Sarajevës – Fakulteti i Mjekësisë, Prof. Luljeta Neziri-Ahmetaj ka fituar titullin Doktor i Shkencave Mjekësore me temën “Frequency and Intensity of bronchial hyperreactivity  during influenza like illnes in  patients ëith allergic asthma on specific immunotherapy”.

– Neziri-Ahmetaj është themeluese e Asociacionit Kosovar për Alergji Astma dhe Imunologji në vitin 2014.

– Profesoresha është autore e shumë punimeve shkencore në disa revista shkencore, si dhe pjesëmarrëse në shumë kongrese.

Tel: 044309306

Email:

Social: Facebook

Postimet

Luljeta Ahmetaj është doktoreshë e respektuar në Kosovë dhe punon si alergo-imunologe, duke i ndihmuar të gjithë atyre që kanë alergji me këshilla dhe trajtim adekuat për mjekim. Alergo-imunologja Dr. Luljeta Ahmetaj ka marrur pjesë me punim shkencor si dhe udhëheqë një sesion shkencor mbi alergjitë në kongresin e 17…

Më shumë