Dr. Rifat Latifi Drejtor i Departamentit të Kirurgjisë dhe Shef i Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Traumës në Rrjetin Shëndetësor të Qendrës Mjekësore në Westchester (WCMCHealth) është nderuar nga Wester County Business Journal me çmimin e Doktorëve të Shquar.
Si përpjekje për ta çuar mjekësinë anë e mbanë botës përmes telemjekësisë, Dr.Latifi u nderua me Çmimin e Doktorëve të Shquar (Doctors of Distincion), nga revista amerikane “Westchester County Business Journal” për kategorinë “Asnjë tokë Nuk Është Shumë Larg.”, transmeton Gazeta Shneta.
Dr. Latifi njëherëshit është edhe Themelues i Programeve të telemjekësisë në rajonin e Kosovës dhe Shqipërisë.
Përveç Afrikës, Dr. Latifi po punon aktualisht për ta shtrirë programin e tij telemjekësor edhe në veri të Vietnamit./Gazeta Shneta/