Qeveria e Republikës së Kosovës ka arritur ta miratojë në parim projekt buxhetin për vitin 2018, e cila, po ashtu, ka premtuar edhe punësimin e një numri të personave në sektorin publik.
Zëvendësi i Ministrisë së Financave dhe njëherëshit anëtar i partisë AAK , Fatmir Gashi në një intervistë për Telegrafin ka planifikuar që në vitin 2018 do të punësohen 300 persona në sektorin e shëndetësisë.
Gjithashtu, gjatë vitit 2018 është premtuar edhe Aplikimi i Fondit për Sigurime Shëndetësore.
“Rëndësi i kemi dhënë edhe sistemit të shëndetësisë, në të cilin do të punësohen 300 veta. Prej tyre, 200 do të jenë specialistë dhe 100 infermierë.”, ka bërë të ditur zëvendësministri i Financave.