Rreth 250 punëtorë shëndetësorë sot kanë udhëtuar në Kukës ku janë vaksinuar me vaksinën Astra Zeneca, donacion nga Qeveria e Shqipërisë.
Në mesin e tyre janë edhe një numër i punëtorëve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, shkruan Gazeta Shneta.
Dr. Ardita Baraku, ish-kryeinspektore e Inspektoratit Shëndetësor, tani specialiste e shëndetit publik në IKSHPK, ka postuar një fotografi së bashku me disa kolegë të saj pas vaksinimit.
“Ne u vaksinuam në Kukës. Shëndet!”, ka shkruar Baraku në postimin e saj.
Edhe laboranti Sead Zeka ka shkruar për marrjen e vaksinës në Kukës. “Ndodhi sot, u vaksinova me Astra Zeneca , flm Shqipërisë”, ka shkruar Zeka. /Gazeta Shneta/