Ish-drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar Curr Gjocaj, është vaksinuar në Kukës të Shqipërisë.
Gjocaj ka njoftuar për vaksinimin me vaksinën Astra Zeneca, donacion nga Qeveria e Shqipërisë, shkruan Gazeta Shneta.
Gjocaj ka udhëhequr SHSKUK-në gati një mandatë e gjysmë. Ai ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë në tetor të vitit 2017, pas skandalit me vdekjen e dyshimtë të tre pacientëve në sallat e kirurgjisë.
Ai tani ushtron profesionin e tij si gjinekolog në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.
Ndryshe sot në Kukës janë vaksinuar rreth 250 profesionistë shëndetësorë nga Kosova, të cilët kanë udhëtuar nën organizimin e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë. /Gazeta Shneta/