Dy profesorët e mikrobiologjisë Prof. Lul Raka dhe Prof. Gjyle Osmani, kanë paralajmëruar rritjen e numrit të të prekurve nga koronavirusi.
Raka iu ka bërë thirrje qytetarëve që të mos kenë frikë dhe të mos bëjnë panik nga koronavirusi. “Popull i dashur i Kosovës, ti që përjetove e përballove vrasje, djegie, dhunime e padrejtësi, do të dalësh faqebardhë edhe në luftë me virusin e ri”, ka deklaruar Raka në KTV.
Në anën tjetër Osmani ka thënë se numri i të prekurve me koronavirus do të shënojë rritje. “Nuk pres që numri të jetë dy, por janë për t’u përshëndetur të gjitha masat e marra nga pushteti. Pres që numri të rritet, megjithatë të kemi kompetenca të plota mbi gjendjen dhe ta menaxhojmë gjendjen të mos kemi fatalitete”, ka deklaruar ajo.