Pothuajse të gjitha produktet ushqimore për fëmijë të përmbajnë gjurmë të metaleve të rënda toksike që mund të dëmtojnë zhvillimin e trurit tek foshnjat.
Hulumtimi i ri tregon se ushqimet e foshnjave mund të përmbajnë këto katër metale të rënda toksike: arsenikun, plumbin, kadmiumin dhe merkurin, transmeton Gazeta Shneta.
Këto metale, mund të ndryshojnë trurin e foshnjave në zhvillim sipas rezultateve të këtyre hulumtimeve.
Kjo është një thirrje për “ndryshim në të gjitha industritë”
Hulumtimet tregojnë se kompanitë e ushqimit për fëmijë të vendosin një qëllim që të ketë sasi të matshme të kamiumit, plumbit, merkurit dhe arsenikut inorganik në ushqimin e fëmijëve.
Por, sipas ndërmarrjeve nuk është e mundur të arrihet një nivel zero i këtyre elementeve dhe sipas tyre edhe ushqimet shtëpiake kanë këto përbërës organik.
Çfarë duhet prindërit të bëjnë?
Raporti ofroi disa udhëzime për zgjedhjen e ushqimeve për fëmijë:
Shmangni ushqimet me përbërje të miellit, oriit të cilat përmbajnë nivele relativisht të larta të arsenikut, plumbit dhe kadmiumit.
Shmangni pastat e biskotave dhe rusks të orizit, gjeni zgjidhje të tjera për zëvendësimin e këtyre produkteve.
Shmangni drithërat e orizit për foshnje, ky është burimi kryesor i arsenikut në dietat e foshnjave.
Kujdes nga lëngjet e mollës, dardhës, rrushit dhe frutave të tjerë të cilat përmbajnë gjurmë plumbi dhe arseniku.
Karrotat dhe patatet e ëmbla janë ushqime të shëndetshme për fëmijë, por ato përmbajnë nivele më të larta të plumbit dhe kadmiumit në krahasim me grutat dhe perimet e tjera. /GazetaShneta/