Pas shumë kërkesave për furnizim me barna nga Ministria e Shëndetësisë, përgjigje pozitive kanë marrë nga një organizatë e huaj.
Personat e sëmurë nga sëmundja e fibrozës cistike janë furnizuar me barna nga fondacioni ‘Project Hope’, shkruan Gazeta Shneta.
Kjo është bërë e ditur nëpërmjet një postimi në facebook nga Shoqata për Fibrozë Cistike.
“I njoftojmë të gjithë prindërit e fëmijëve me fibrozë cistike, ka arritur donacioni me CREON nga Project Hope në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, të cilëve iu jemi shumë mirënjohes dhe falënderues”.
Kjo shoqatë ka njoftuar prindërit se fëmijët e tyre do të mund ta marrin terapinë nga sot në Klinikën e Pediatrisë në QKUK. /Gazeta Shneta/