Për të zbuluar problemet me sytë e fëmijëve, duhet të kushtojmë vëmendje disa sinjaleve; sytë e tij, sjellja e tij, ndjenjat e tij.
Problemet me shikimin nuk janë për t’u nënvlerësuar, sidomos në fëmijët e moshës shkollore. Fëmijët që nuk shohin mirë jo gjithmonë e dinë se ajo që ata shohin është e ndryshe nga ajo që shohin të tjerët. Pa diagnozë dhe ndërhyrje të shpejtë, problemet e shikimit të fëmijëve mund të sjellin vështirësi në të mësuar dhe të përkeqësohen në mënyrë të konsiderueshme me kalimin e kohës.
Ndër shenjat zbuluese të një problemi të mundshëm shikimi, duhet të marrin në konsideratë mënyrën sesi duken sytë e fëmijës, si sillet i vogli dhe çfarë referon ai përsa i përket ndjesive.
Si duken sytë:
Sytë nuk janë në një linjë, një sy tenton të shikojë anash
Qepallat janë të skuqura, të fryra ose të mbuluara me krusta
Sytë janë me shkëlqim ose të kuq (të inflamuar).
Si sillet fëmija:
I përplas qepallat shpesh
Mbyll ose mbulon një sy
Përkul kokën ose përkulet përpara
Ka probleme për të lexuar ose për tu angazhuar në aktivitete të tjera, afron shumë objektet tek sytë për ti shikuar më mirë
Përplas qepallat ose duket nervoz kur kryen aktivitete që kërkojnë një distancë të afërt
Ka vështirësi për të gjetur objekte
Shikon anash dhe ngrys vetullat.
Çfarë thotë fëmija:
Nuk shoh mirë
Pasi ka bërë një punë që kërkon saktësi thotë se kam një dhimbje koke apo më përzihet / nuk ndihem mirë apo edhe më merren mendtë
Më kruhen sytë, më djegin sytë
Shoh çdo gjë të mjegulluar ose të dyfishtë.
Çfarë mund të ndodhë nëse problemet e shikimit të fëmijëve nuk zbulohen në kohë?
Fëmijët ngelin prapa në mësime dhe mund të krijojnë konflikte brenda klasës dhe të ngadalësojnë ecurinë e avancimit në programet shkollore. Kjo mund të çojë në tensione psikologjike që ndikojnë negativisht në tërë vitin shkollor.
Fëmijët që ngelin mbrapa janë më të ekspozuar ndaj rrezikut të rënieve psikologjike, me tundimin për të braktisur studimet e tij.
Është vërtetuar se nxënësit problemi i të cilëve është shikimi i dobët, kanë pasur vlerësime negative nga mësuesit, duke shkuar deri atje sa të jenë vendosur në programe të veçanta.
Është treguar se në disa raste problemet e shikimit kanë nxitur sjelljen agresive dhe jo korrekte tek djemtë.
Në përfundim, shikimi i dobët dhe me probleme, edhe qoftë vetëm për një kohë të shkurtër, mund të ketë efekte negative mbi rezultatet e përgjithshme të edukimit shkollor, me pasoja në të ardhmen për punën dhe aktivitetet sociale. Megjithatë, kur problemet janë diagnostikuar herët, zakonisht ka në përgjithësi një përmirësim në tërësi të rezultateve shkollore. /Gazeta Shneta/