Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Prokuroria deklarohet për zjarrëvënien në Spitalin e Pejës, a është përfshirë AKI-ja në hetime?

Lajme 05/06/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Prokuroria Themelore e Pejës është deklaruar për zjarrin e 29 majit, që kaploi katin e katërt të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, në dhomën e Teknologjisë Informative, të cilin policia e cilësoi si zjarrëvënie.

Zëdhënësi Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, ka deklaruar se hetimet janë në rrugë të mirë për zbardhjen e rastit dhe kapjen e autorit ose autorëve.

“Ju konfirmojmë se rasti është në cilësim si zjarrëvënie dhe është në duart e Prokurorisë Themelore – Departamenti i Përgjithshëm. Puna intensive është duke vazhduar, me orientim për identifikimin e personit të dyshuar dhe arrestimin e tij. Deri më sot, kur po flasim, janë siguruar prova që dëshmojnë lëvizjen e të dyshuarit dhe ne shpresojmë se shumë shpejt do të kemi rezultate”, tha Nikçi për ‘RADIO 1’.

I pyetur se a është përfshirë edhe AKI-ja në këtë hetim, Nikçi nuk ka qenë në gjendje ta pohojë as të mohojë këtë informacion.

“Janë pjesë konfidenciale për çfarë nuk kemi autorizime të flasim. Unë mund të shtoj veç se Policia Rajonale, departamentet përkatëse, po punojnë përfshirë edhe zbulimin e motivit të mundshëm. Dhe në të gjitha rrugët e nevojshme operative jemi në koordinim të ngushtë”, shtoi Nikçi.

Ndryshe, rreth orës 02:20 të 29 majit dhoma e Teknologjisë Informative e Spitalit të Pejës ishte përfshirë nga flakët. Ndërsa, sipas Zyrës për Informim e Spitalit, në komunikatën fillestare, fatmirësisht, për shkak të ndërhyrjes së shpejtë të sigurimit të spitalit, zjarri nuk kishte arritur të dëmtojë bazën e të dhënave. Sipas komunikatës dyshimet e para për flakët çonin tek mundësia e ndonjë defekti elektrik.

Mirëpo, më 1 qershor, në një komunikatë të orëve të vona të mbrëmjes, Spitali i Përgjithshëm Rajonal i Pejës, doli me detaje të reja, ku tha se zjarri i raportuar fillimisht si zjarr nga shkaqe të panjohura fillestare, ka qenë zjarrëvënie nga dora e njeriut dhe se është shkaktuar nga një person i maskuar, i cili ka depërtuar brenda ambienteve spitalore, për çfarë edhe u tha se posedonin pamjet vizuale.

“Qysh në orët e para pas sulmit, pas verifikimit të incizimeve në kamerat e sigurisë, e kemi kuptuar që ishte një sulm kriminal, i qëllimshëm ndaj institucionit tonë shtetëror, por pas konsultimeve me hetuesinë, nuk e kemi publikuar menjëherë këtë informacion për të mos penguar hetimet, pasi kemi qenë të sinkronizuar në tërësi me organet e rendit”, thuhet në komunikatën e 1 qershorit nga Spitali i Pejës.

Kjo komunikatë vë në pikëpyetje sigurinë e pacientëve dhe të personelit mjekësor për qasjen e personave nga hapësirat brenda ambienteve spitalore./RADIO 1/

Artikulli paraprakRrahje e therje me thikë mes nxënësve në Skenderaj – viktima dërgohet në QKUK, i dyshuari në ndalim policor
Artikulli i rradhës Analizat që në sektorin privat kushtojnë 50 euro, prishtinasit do t’i bëjnë falas edhe në QMF-në e Bregut të Diellit

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.