Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Analizat që në sektorin privat kushtojnë 50 euro, prishtinasit do t’i bëjnë falas edhe në QMF-në e Bregut të Diellit

Lajme 05/06/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Analizat të cilat kanë kushtuar 50 euro për t’i bërë në sektorin privat, qytetarët e Prishtinës, tani do të mund t’i kryejnë falas në qendrën e mjekësisë familjare në Bregun e Diellit, në kryeqytet.

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, ka rritur numrin e analizave laboratorike që do të bëhen në Qendrat e Mjekësisë Familjare.

Drejtori i Shëndetësisë, Izet Sadiku, tha se se qytetarët për shërbimin e analizës laboratorike të diabetit dhe sëmundjes së gjëndrës tiroide nga e marta do të mund ta kryejnë edhe në QMF-në në Breg të Diellit, raporton EO.

“E kemi rrit numrin e analizave laboratorike që bëhen për kryeqytetasit, ne nga marsi i vitit të kaluar kemi filluar që hormonet për gjëndrën tiroide dhe Hemoglobin A1C (HbA1c) të bëhen çdo ditë. Është bërë njëherë në javë, kemi bo nga një ditë që janë mekanizma që bëhen për vërtetimin e sëmundjes së gjëndrës tiroide që është shumë e shpeshtë edhe për diabetin Hemoglobin A1C (HbA1c). Ndërsa nga sot në Prishtinë kemi filluar me bë këtë analizë edhe në “Bregun e Diellit”, tha Sadiku për EO.

Ai tha se qytetarët në Prishtinë tashmë nuk do të shpenzojnë për të bërë këtë analizë, e cila në sektorin privat ka një çmim goxha të lartë për buxhetin e prishtinasve.

“Një e zvogëlon numrin e pacientëve që janë ngarkuar në QKMF-në dhe e dyta iu ofrojmë qytetarëve Qendrën më afër mos me ardh dikush prej Matiqanit, mos me ardh në QKMF, por tash me e bë në Breg Dielli dhe kjo sot që kemi bë analizat laboratorike unë jam shumë i lumtur sepse janë dy analizat që na mundësojnë me i përcjellë dy prej sëmundjeve kronike jo ngjitëse që janë më të shpeshta te qytetarët sëmundjen e gjëndrës tiroide dhe sëmundjen e diabetit, prandaj përmes këtyre analizave iu kemi dhënë mundësinë qytetarëve me i bë këto analiza që në sektorin priva kushtojnë 50 euro”.

Artikulli paraprakProkuroria deklarohet për zjarrëvënien në Spitalin e Pejës, a është përfshirë AKI-ja në hetime?
Artikulli i rradhës Mamogramet AI Plus mund të rrisin zbulimin e kancerit të gjirit

Ju sugjerojmë

Kosova pa të dhëna, Shqipëria kryeson Europën: Një e pesta e ekonomisë shkon për ushqim

22/07/2026 Lajme

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.