Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj tre zyrtarëve të IT-së në QKUK

Lajme 20/04/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër tre zyrtarëve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, që dyshohen për mashtrim prej më shumë se 100 mijë eurove.

Leotrim Jahja, Faton Hajzeraj dhe Ylber Krasniqi akuzohen për keqpërdorim të detyrës.

Sipas aktakuzës, në dhjetor të 2020-s, në cilësinë e zyrtarëve të departamentit të teknologjisë informative (IT), kishin nënshkruar një raport fiktiv që ishte në kundërshtim me gjendjen faktike, duke i shkaktuar dëm material QKUK-së në shumë prej gati 105 mijë eurove.

Ata dyshohet se kishin nënshkruar kontratën si punë të kryer, por në fakt s’i kishin kryer instalimet e kamerave, siç ishte paraparë, në kuadër të tenderit për furnizim dhe monitorim të sistemit të integruar me kamera, me kompaninë “Artech”.

Prokurori ka kërkuar që të pandehurit të shpallen fajtor dhe pos dënimit për veprën penale t’u shqiptohet edhe dënimi plotësues për ndalim të ushtrimit të detyrave në administratën publike.

Gazeta Shneta pati raportuar për këtë skandal para disa muajsh i cili ishte zbuluar përmes një raporti të auditorit të brendshëm në SHSKUK. Leotrim Jahja ishte arrestuar nga Policia e Kosovës dhe i njëjti është përjashtuar nga puna nga Komisioni Disiplinor. Ndërkaq Hajzeraj dhe Krasniqi ishin dënuar me heqje të një pjese të pagës. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakStudimi i ri zbulon se ta bësh këtë gjë për vetëm 10 minuta në ditë, mund të rrisë kujtesën
Artikulli i rradhës Gjithçka që duhet të dini për testin NIFTY

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.