Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Prokuroria po heton Dr. Gani Bajraktarin për deklaratat e tij për Kardiologjinë

Lajme 23/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Disa deklarata të Dr. Gani Bajraktarit kanë bërë që kardiologu të hetohet nga Prokuroria.

Rastin ndaj tij e ka iniciuar menaxhmenti i SHSKUK-së, pasi Bajraktari doli në media duke pretenduar se nëpërmjet një studimi shkencor kanë ardhur në përfundim për rritjen e numrit të vdekjeve të pacientëve për shkak të ndarjes së Kardiologjisë me Kardiologjinë Invazive.

Drejtori i SHSKUK-së Dr. Basri Sejdiu së bashku me drejtorin e Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive dolën në një konferencë për media një ditë më vonë ku than se ndaj Bajraktarit do të merren masa për shkak të krijimit të panikës me deklaratat e tij. Ata iniciuan edhe procedurë në Prokurori, për çka tanimë kanë filluar hetimet, shkruan Gazeta Shneta.

Këtë e ka konfirmuar edhe prokurori përgjegjës për media Ibrahim Berisha. Ai ka thënë se rasti është në procedurë dhe për këtë nuk mund të flas më tepër.

Ndërkaq Bajraktari në media deklaroi se për shkak të ndarjes së Kardiologjisë në dy vitet e fundit është rritur numri i vdekjeve deri në 15.5 për qind. Bajraktari dhe disa kardiologë të tjerë i kanë shkruar letër edhe ministrit të Shëndetësisë Uran Ismaili për të mos lejuar ndarjen e kësaj klinike. Por një gjë e tillë tashmë ka marr fund me vendimin e Bordit të SHSKUK-së e cila e ka ndarë Kardiologjinë me Kardiologjinë Invazive. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakTupan e valle për lindjen e djalit në Spitalin e Prizrenit
Artikulli i rradhës Pacientja ankohet se priti më shumë se tre orë për një echo në Radiologji

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.