Një paciente është ankuar se ka pritur më shumë se tre orë për të kryer një echo në Klinikën e Radiologjisë në QKUK. L.D. tregon se si e dërgoi nënën në ora 8:15, ndërsa terminin e kishte në ora 9:00 për të kryer një echo të gjirit dhe abdomenit pasi kishte kryer kimioterapi para 6 muajsh.
L.D. thotë se për ta shoqëruar nënën kishte marr pushim nga puna 2 orë, por edhe pasi erdhi e kaloi termini nëna e saj nuk u ftua për t’u kontrolluar nga mjekët. Pasi kalon ora 9:00 ajo detyrohet të shkoj në punë, ndërsa lë nënën duke pritur para dhomës së echos në klinikë, transmeton Gazeta Shneta.
“Nana pret, e pret, e pret. Ora 11:00 , dhe ma në fund motrat medicinale i thërrasin 3 gra me hy mbrenda. Të gjitha me u kontrollu përnjëherë. E drejta e diskrecionit, a naj mendim ma shum për etikë pune që mbronë dinjitetin e pacientëve, krejt këto janë çështje që nuk kanë vend në QKUK. Lluks?! Në çfarë bote po jetojmë more kështu ku dinjiteti qenka lluks? Zhveshen gratë, dhe presin, prap presin, e presin, e presin se cila do të vjen në radhë. Çka mendojnë ndërsa presin? Çka ndjejnë ndërsa presin? Kujt i intereson? More kurrkush aty siduket as nuk mendon që ato janë të afta me mendu diçka, e janë të afta me ndje diçka. Tash, tregon nana, se çfarë ka ndodhur, ndërsa ato presin, e presin e presin e nuk guxojnë me u anku që pritën boll; e nuk guxojnë me kallxu që po tuten prej rezultatit, e nuk guxojnë as me e imagjinu naj fjalë mirëkuptimi e naj këshillim qetësues profesional, me ua hjek pak barën e madhe të përvojës me sëmundjen. Mjeku në një anë të dhomës flet se çka do të han prapë për drekë. Flet, e flet, e flet e flet. Gratë ende presin. Gjysë të zhveshura! Por jo të zhveshura veç prej teshave në trup, por edhe prej dinjitetit”, ka shkruar L.D.
Postimin e saj të plotë mund ta gjeni më poshtë. /Gazeta Shneta/